Pa përfundimit të finales ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, interneti është vërshuar me video dhe reagime ndaj veprimeve të një lojtari të këtij ekipi, që nuk e mori fokusin e merituar për kohën sa kaloi në fushë.
Fjala është për kapitenin Sergio Ramos, i cili po vazhdon që të thyejë rekorde në gara të ndryshme, duke fituar trofe, kurse dje si duket e ka kryer punën më të madhe për ekipin e tij.
Në videot që po qarkullojnë pas finales shihet se si Ramos e ka lënduar lojtarin më të mirë të Liverpoolit, Mo Salah dhe më pas e ka lënduar edhe portierin e tij ekipi Loris Karius.