Prishtinēs po i shtohet edhe njē qendēr e re tregtare moderne, e cila do tē ofrojē edhe fushēn e madhe tē patinazhit dhe ngjitjes nē mur tē lartē prej afro 7 metrash

Royal Mall sjell patinazh brenda qytetit, për të parën herë në Kosovë!

Royal Mall sjell patinazh brenda qytetit, për të parën herë në Kosovë!

Prishtinēs po i shtohet edhe njē qendēr e re tregtare moderne, e cila do tē ofrojē edhe fushēn e madhe tē patinazhit dhe ngjitjes nē mur tē lartē prej afro 7 metrash

Prishtinē, 31 maj 2018 – Royal Mall, qendra mē e re tregtare, njē investim multimilionēsh qē po hapet brenda kryeqytetit ka njoftuar sot se pērveç tjerash, pēr tē parēn herē nē Kosovē do tē ofrojē fushēn e madhe tē patinazhit, e cila do tē jetē e hapur nē çdo stinē,  gjatē gjithē vitit.

E njohur ndryshe edhe si “Mbretēresha e Qytetit”, Royal Mall nē mē shumē se 15,000 metra katrorē do tē ofrojē mbi 70 marka nē treg, shumica prej tē cilave vijnē pēr tē parēn herē nē vend, si dhe shumē risi tē tjera, duke pērfshirē edhe murin e lartē tē ngjitēs pēr fēmijē dhe tē rritur, KFC brenda qytetit dhe shumē karakteristika tē tjera tē cilat pritet ta bējnē Prishtinēn destinacionin mē atraktiv tē shoppingut nē Kosovē dhe rajon.

“Kur e kemi filluar projektin ikonik tē Royal Mall ne kemi synuar qē tē krijojmē njē ambient atraktiv pēr gjithē familjen, posaçērisht fēmijēt, tē cilēve u kemi krijuar njē mundēsi dhe vendtakim tē ri nē qytet, ku ata do tē argētohen pa fund duke rrēshqitur mbi akull, apo duke mēsuar ngjitjen profesionale nē mur, mes tjerash” ka thēnē Teuta Kryeziu, drejtoreshē e Royal Mall. 

 “Pērveç vizitorēve tē rēndomtē qē do ta shijojnē patinazhin, ne do tē krijojmē edhe grupe profesionale tē cilēt do tē mund ta zbulojnē apo ringjallin talentin e tyre pēr performancē dhe vallēzim mbi akull, dhe krejt kjo do tē ndodhē nē mes tē kryeqytetit tonē – Prishtinēs” ka vazhduar mē tej Kryeziu. 

Pērvoja e re dhe e pa-provuar mē parē nē shopping qē do tē ofrojē qendra me dizajnin mē unik brenda dhe jashtē saj, Royal Mall me katēr kate dhe qindra vende parkingu falas, do tē jetē edhe vend relaksi pēr gjithē familjen, sepse çdokush do ta shijojē qēndrimin aty me ofertat mē tē mira pēr ushqim, kafe, veshje, teknologji shtēpiake apo kozmetikē.

Pēr mē shumē informata rreth dyqaneve dhe risive qē do tē sjell Royal Mall nē qytet, vizitoni: https://web.facebook.com/royalmall.pr/