Lajmin e k" />

Izraelitët vrasin një infermiere palestineze

Izraelitët vrasin një infermiere palestineze

Trupat izraelite vranë të premten një infermiere palestineze, e cila po përpiqej t’i shkonte për ndihmë një protestuesi të plagosur në vijën kufitare në Gaza.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime palestineze, ndërsa ato izraelite kanë deklaruar se vajza kishte sulmuar trupat me armë zjarri dhe një granatë.

Vdekja e Razan Najar e çon në 119 numrin e palestinezëve të vrarë në demonstratat që morën jetë më 30 mars në Rripin e Gazës, një enklavë e kontrolluar nga lëvizja islamike Hamas.

Najar, 21 vjeçe, u qëllua kur vrapoi drejt gardhit kufitar në lindje të qytetit Kan Junis, në përpjekje për të shpëtuar një të lënduar. Sipas një dëshmitari, mjekja vullnetare i ngriti të dyja duart lart por ushtarët izraelitë e qëlluan atë në gjoks.