“Mos e vrisni nënën time” – lutja e fëmijës për sulmuesin e pamëshirshëm

“Mos e vrisni nënën time” – lutja e fëmijës për sulmuesin e pamëshirshëm

Një thirrje e tmerrshme është bërë nga një fëmijë duke bërtitur “mos më vrit mamanë time”.

Fqinjët kanë përshkruar sot se fëmijët e kishin lutur sulmuesin që “të mos e sulmojë mamanë e tyre”.

Vrasësi me thikë i cili ende është në arrati, besohet se ka hyrë brenda përmes një dritare para se sulmuesi të kryente masakrën mbrëmjen e kaluar.

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar mbi gjetjen e sulmuesit pasi kishte kryer masakrën e dyfishtë duke therrur një grua dhe një fëmijë njëvjeçar, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Një fqinj, i cili nuk dëshironte të identifikohej, tha: “Një person ka hyrë në shtëpi përmes një dritareje, ka sulmuar një nënë, duke e therur atë dhe një foshnjë. Ndërsa, fëmija tjetër bërtiste “lëre mamanë time vetëm” dhe “mos më vrit mamanë time””.

Nëna 30-vjeçare dhe fëmija janë dërguar në spital për t’u trajtuar nga plagët e rënda që kanë pësuar nga sulmi me thikë.

Policia angleze tha se gjendja shëndetësore e foshnjës është kritike, kurse ajo e nënës nuk është kërcënuese për jetën.