Protestë me karrige të zbrazëta para ambasadës ruse

Protestë me karrige të zbrazëta para ambasadës ruse

Të afërmit e viktimave të avionit të pasagjerëve Malaysia Airlines i rrëzuar në korrik 2014, kanë mbajtur një protestë të heshtur përpara ambasadës së Rusisë në Hagë.

Trëndafilat e kuq u vendosën në 298 karrige të bardha në kujtim të udhëtarëve kryesisht holandezë dhe ekuipazhit të fluturimit MH17.

Të gjithë ata që ishin në bord të avionit Boeing 777 vdiqën kur u shpërbë nga një goditje me raketa mbi Ukrainën lindore.

Hetuesit muajin e kaluar thanë se raketa i përkiste forcave ruse, derisa Rusia po i mohon pretendimet./Insajderi