Së shpejti takimi i Kim dhe Abesë

Së shpejti takimi i Kim dhe Abesë

Japonia është duke punuar në caktimin e takimit në mes të kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un, e që duhet të ndodh në gusht në Phenian, transmetojnë mediet japoneze.

Gazeta “Jumiuri”, duke u thirrur në shumë burime nga qeveria e Japonisë, pretendon se zyrtarët e dy vendeve disa herë kanë biseduar në disa muajt e kaluar në mënyrë që ta organizojnë takimin e dy liderëve, transmeton Reuters.

Siç pretendohet, Japonia po i hulumton edhe mundësitë tjera të takimit, në rast se konstatohet se ekzistojnë vështirësitë rreth vizitës së kryeministrit Abe në Phenian, transmeton Insajderi.com.

Agjencia Japoneze Kjodo pretendon se qeveria japoneze po e shqyrton mundësinë që deri te takimi të vjen në Forumin Ekonomik të Lindjes i cili do të mbahet në qytetin rus Vladivostok në shtator.

Nëse vjen deri te takimi, ky do të ishte samiti i parë i zyrtarëve të dy vendeve prej vitit 2004.

Përveç kontestit që e kanë këto dy vende për atë se Koreja Veriore vitin e kaluar i ka lëshuar dy raketa mbi Japoninë, kontesti ekziston edhe për 17 qytetarë japonezë të cilët ishin kidnapuar nga agjentët koreanoveriorë, dhe siç pretendon agjencia, Koreja Veriore është e përzier edhe në zhdukje të disa qytetarëve japonezë./Insajderi.com.