Njihuni me shefin e mafisë i cili ka qenë inspirim për Don Corleonen në “Godfather”

Njëjtë si legjenda e filmit, edhe Frank Costello e ka mbijetuar atentatin dhe është përpjekur që familjen ta bëjë të ndershme, pas të kaluarës brutale.

Njihuni me shefin e mafisë i cili ka qenë inspirim për Don Corleonen në “Godfather”

Në maj të vitit 1957, gangsteri njujorkez Frank Costello i cili ishte viktimë e tentimit të vrasjes të cilën e kishte organizuar Vito Genovese, rivali i tij për kontroll të asaj që dikur ishte krimi personal i klanit të Laki Lucianos. Atëbotë Luciano ishte në arrati në Itali, ndërsa Costello dhe Genovese prej më herët e kishin zhvilluar rivalitet derisa përparonin në nëntokën kriminale. Genovese ishte më i nxituar – ndoshta më i unët – dhe e kishte bindur Vincento Gigante “Mjekrën” ta vrasë Costellon. Çuditërisht (plumbi e qëlloi në kokë, por nuk e depërtoi kafkën), dhe shefi i mafisë mbijetoi. Mirëpo, ishte e qartë se çfarë po e pret, dhe filloi t’i ndryshojë zakonet dhe u tërhoq në shtëpinë e tij në Sands Point në Long Island. Costello dëshironte të bëjë gjithë çfarë është e mundur që ta jetonte jetën e vet në mënyrë normale, të vdes në shtratin e vet e jo nga dora e atentatorit, përkundër rrënjëve që i kishte në Cosa Nostra.


Anthony M. DeStefano, fituesi i Shpërblimit të Pulicerit dhe historian i mafisë, në librin e tij “Top Hoodlum: Frank Costello, Prime Minister of the Mafia”, merret me jetën dhe kohërat e Costellos, shefit të mafies të cilit lidhjet politike i mundësuan të bëjë çfarë ka dashur.
DeStefano ka treguar se pikërisht Costello i shërbeu skenaristit Mario Puzo si model për Don Corleonen nga filmi i famshëm “Kumbara” (“Godfather”), si dhe për politikanë të ndryshëm të fuqishëm (duke përfshirë edhe një president të ardhshëm) të cilët kanë pasur kontakte me Costellon, dhe sa ai ishte afër realizimit të legalitetet të cilin aq shumë e dëshironte.


Në pyetje të gazetarëve se a ishte Frank Costello model për Don Corleonen e Mario Puzos dhe a e ka konfirmuar këtë Puzo ndonjëherë, ai është përgjigjur: Nuk di se a e ka thënë këtë Puzo, por imazhi i Costellos ka qenë pjesërisht inspirim për të. Mendoj se në atë përzierje kanë ekzistuar edhe dy të tjerë. Don Joe Profaci, i cili ishte mbreti i vajit të ullirit – në jetën afariste të Don Corleones ekzistonte lidhja me vajin e ullirit. Carlo Gambino ishte gjithashtu model. Costelo nuk ka pasur familje, por Gambino dhe Profaci kanë pasur. Mendoj se janë këta tre liderë të mafisë të cilët e kanë inspiruar për karakterin e Don Corleones. Në pyetje është përzierja e këtyre tre mafiozëve.
Çfarë mendoni, përse mafiozët nga jeta reale siç kanë qenë John Gotti apo Al Capone kanë pasur rëndësi dhe domethënie më të madhe në pop kulturë sesa dikush siç ka qenë Frank Costello, edhe pse mund të thuhet se Costello ka pasur shumë më tepër fuqi dhe ndikim?
Costello nuk ka qenë vrasës. Nuk ka qenë dhunues. Më tepër ka qenë politikan, ndërmarrës dhe në një mënyrë madje edhe diplomat. Gotti dhe Capone kanë pasur më tepër publicitet sepse Capone është përshkruar në serialin “The Untouchables” (“Të pathyeshmit”). Ai vërtetë ishte gangster i madh kah mesi i shekullit të njëzetë. Gotti dëshironte të jetë gangster, dhe ai në një mënyrë e ka përmbushur nevojën e publikut dhe të gazetave për njëfarë mafiozi gjatë viteve tetëdhjetë dhe në fillim të nëntëdhjetave.
Çfarë mendoni, prej nga rrjedhë dëshira e Costellos për reputacion në shtresat më të larta – nevoja e tij që të ngrihet mbi mafinë?
Kjo ka filluar sepse ai rrjedh nga një familje e varfër e imigrantëve. Duke shikuar se si jetojnë shtresat e larta, ai ka synuar kah reputacioni i tillë, sepse atë nuk e kishte. Dëshironte të mbahet në mend si dikush i cili ishte legjitim, dhe për këtë dëshironte të lirohej nga imazhi i imigrantit të varfër dhe gangsterit. Por, në fund nuk e arriti këtë. E urrente jetën e gangsterit në të cilën është rritur. Ishte prodhim i kohës së vet, sepse si edhe një pjesë e madhe e rrethit të tij, nuk ka pasur resurse familjare apo lidhje të forta. Ata ishin të detyruar që vet të arrijnë sukses, dhe t’i bëjnë gjërat jolegale për të cilat i do publiku, siç janë kontrabanda e alkoolit dhe bixhozi.
Sa thellë kanë qenë lidhjet e politikanëve njujorkez dhe policëve me mafinë në kohën e Costellos?
Policia ka qenë e përzier në prohibicion, në kuptimin se policët kanë transportuar dhe kontrabanduar alkool për gangsterët, madje i shkarkonin dërgesat. Politikanët e kanë shikuar mafinë si burim i parave të gatshme, të cilat ishin të nevojshme për politikanët. Mirëpo edhe në pjesët tjera të vendit situata ka qenë e ngjashme. Në vitin 1932 Costello ka qenë me delegatët në konventën kombëtare të demokratëve në Çikago, dhe punonte në atë që t’i sigurohet kandidatura Franklin D. Roosveltit për president. Ai ishte në konventë me liderin e Tamanit Jimmy Heintz, i cili shumë vjet më vonë u dënua për korrupsion. Heintz rregullisht ka marrë para nga kontrabanda, e kontrollonte magjistratin i cili rregullisht i refuzonte aktakuzat me kërkesë të tij, ka pasur kontroll mbi zyrën e prokurorit të qarkut të Menhetenit, dhe i mbronte operacionet e bixhozit të mafiozit “Duch” Shultz.
Përse Nju Jorku ishte qytet aq i përkryer për kontrabandistë, mafiozë dhe politikanë të korruptuar me të cilët ata kanë bashkëpunuar?
Nju Jorku ka pasur pesë familje – kjo është strukturë të cilën e vendosi Luciano. Makineria demokratike në kohën e Tamanit, me kohë varfërohej, po flas për gjysmën e parë të shekullit të njëzet, dhe kishte nevojë për para të gatshme të qëndrueshme. Gangsterët ishin ai burim i keshit, sepse e kishin grumbulluar gjatë prohibicionit. Ishin në gjendje t’i blejnë politikanët, të cilët ishin të nevojshëm për mafinë për shkak të shërbimeve – për ta fituar policinë në anën e tyre; për ta fituar qeverinë në anën e tyre; për të krijuar në një mënyrë një strukturë, në kuptimin politikë, e cila do t’i përgjigjej krimit të organizuar.
Costello ka shmangur ndjekjen penale dhe dënimin serioz me burg, sa është për këtë meritor fati dhe sa aftësia dhe kujdesi i tij?
Fati ka pasur rol këtë. Ai përparonte në vitet e njëzeta, tridhjeta dhe dyzeta, kur ligjet nuk ishin aq të ashpra si sot, kur është fjala për reket. Kur megjithatë iu sulën atij për shkak të prohibicionit dhe tatimit, thjesht nuk kishin prova. Ai ishte nën hetime për shumë gjëra, por vetëm më vonë iu vërsulën atij, kur në fund mundën t’ia mveshin mosrespektimin e gjykatës federale, sepse nuk deshi të dëshmojë para Kongresit.
Çfarë mendoni, sa i është afruar legjitimitetit Costello gjatë jetës së tij, a e ka arritur atë çfarë deshi?
Në kokën e tij i është afruar shumë afër, por sipas mendimit të shoqërisë, ende e priste një rrugë e gjatë. Fiorello LaGuardia (kryebashkiaku i Nju Jorkut) me gjithë forcat dëshironte ta gozhdonte, për shkak të operacioneve të tij të bixhozit në qytet, duke e quajtur lider të reketarëve. Për këtë Costello u detyrua t’i bartë operacionet e bixhozit në jug në Luizianë. Vëmendja e ligjit të cilën e kishte tërhequr Costello e ka penguar që të lirohet nga imazhi e reketarit, shefit të mafisë.
Costello kishte menduar se do të arsyetohet mirë me dëshmimin e tij por në fakt doli shumë keq. Njerëzit dilnin duke e tundur kohën dhe duke menduar, “Ky njeri është duke bërë diçka të gabuar, apo ka bërë diçka të gabuar gjatë jetës së tij”. Kurrë nuk i është lejuar që të lirohet nga imazhi i tij. Edhe pse fiton para në mënyrë legale, nëse e ke atë imazh, atë reputacion, kjo do të të pengojë të bëhesh i ashtuquajturi legjitim. Çfarëdo që ai ka menduar apo ka bërë./Insajderi.com.