Këta gola të Arsenalit janë “çmenduri sportive” [Video]

Këta gola të Arsenalit janë “çmenduri sportive” [Video]

Arsenali është i njohur për lojën asfiksuese me pasime, aq sa shpesh është etiketuar si “Barcelona e dytë e Evropës”. Tani që Britania e Madhe nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian, “Topçinjtë” mund t’i quajmë edhe “Barcelona britanike”.

Gjithsesi, ka një ndryshim të madh në lojën me pasime të djemve të Arsene Wengerit me ata të akademisë së famshme “La Masia”, shkruan Telesport, njofton Insajderi.

Lojtarët e Arsenalit tentojnë të shkojnë me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, duke shmangur sa më shumë pasimet horizontale. Ata gjithashtu janë më dinamikë dhe provojnë jo pak herë goditjet nga largësia.

Për t’u rikujtuar tifozëve se çfarë klasi sjell në fushë ekipi londinez, Arsenali ka postuar në profilin e vet zyrtar në “Youtube” pesë golat e vet më të bukur të shënuar me aksione në grup.