Ka dhënë sot dorëheqje kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Scott Pruitt.
Presidenti Donald Trump komentoi të enjten se ai pranonte dorëheqjen e Pruitt, por nuk përmendi skandalet e shumta dhe shkeljet e dyshuara të etikës në të cilat ka qenë i përfshirë kreu i agjencisë.
Arsyeja e saktë e dorëheqjes së zotit Pruitt nuk u njoftua.
Zëvendësi i tij, Andrew Wheeler, do të drejtojë tani agjencinë si shef në detyrë.