Subasic në radhët e legjendave të Kupës së Botës

Subasic në radhët e legjendave të Kupës së Botës

Portieri i Kroacisë Danijel Subasic me shfaqjen që ka dhënë edhe me statistika është barazuar me portierët që më herët kanë bërë historinë në kampionate botërore.

Fillimisht duhet thënë që Kroacia është bërë ekipi i parë që nga Argjentina në vitin 1990, që i kalon dy runde në botëror pas fitoreve me penallti.

Argjentina e Maradonës kishte kaluar Jugosllavinë në çerekfinale dhe Italinë në gjysmëfinale, më 1990 para se të mundej nga Gjermania.

Mirëpo, Insporti raporton se Subasic sot u barazua me heroin e Argjentinës nga ajo gjeneratë.