141 të vdekur nga përmbytjet në Japoni

141 të vdekur nga përmbytjet në Japoni

Të paktën 141 njerëz kanë vdekur në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shiu në Japoninë perëndimore, bën të ditur qeveria.

Kjo është shkalla më e lartë e vdekjeve të shkaktuara nga reshjet që Japonia ka përjetuar në më shumë se tre dekada.

Ekipet e shpëtimit tani po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, pasi dhjetra persona janë ende të humbur, transmeton Klan Kosova.

Rreth dy milionë njerëz janë evakuuar, kurse autoritetet kanë hapur sallat e shkollave për të zhvendosurit nga reshjet.

Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar një udhëtim jashtë shtetit për t’u marrë me krizën e përmbytjeve.

Më shumë se 70,000 punonjës të shpëtimit, përfshirë shërbimin e zjarrit dhe ushtrinë, janë të përfshirë në përpjekjet për ndihmë.