Të gjithë sytë janë drejtuar në Trumpit, priten presionet e reja ndaj Evropës.
Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot në samitin dyditor në Bruksel, në të cilin priten presionet e reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj aleatëve që t’i rrisin të kontributet për mbrojtje.
Në agjendën e samitit do të jetë forcimi i aftësisë për mbrojtje, projektimi i sigurisë, lufta kundër terrorizmi dhe bashkëpunimi më i fortë me Bashkësinë Evropiane. Anëtaret e NATO-s janë marrë vesh në samitin i cili është mbajtur në Uels në vitin 2014 se në 10 vjetët e ardhshëm do të rriten të ardhurat për mbrojtje në 2 për qind të GDP-ve.
Siç pretendohet, këtë cak sipas të dhënave, momentalisht e kanë përmbushur tetë vende anëtare: SHBA, Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania, transmeton Insajderi.com.
“SHBA shpenzojnë për NATO-n më tepër se ndonjë shtet tjetër. Kjo nuk është e drejtë e as e pranueshme. Edhe pse ato vende po i rrisin kontributet e tyre prejse jam unë në detyrë, ato duhet të bëjnë më tepër”, ka porositur Trump të hënën në Twitter, para nisjes për në Evropë.
Pritet që liderët e vendeve anëtare të NATO-s në samit të konfirmojnë vendimet mbi përshtatjen e strukturës komanduese të Aleancës, e cila do të rritet për 1.200 njerëz dhe iniciativën e gatishmërisë sipas të cilës aleatët deri në 2020 do të kenë 30 njësite të mekanizuara, 30 eskadrila të aeroplanëve dhe 30 anije luftarake të gatshëm për veprim në afat prej 30 ditëve më pak, transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina.
Aty janë edhe vendimet se Komanda e re e Përbashkët për Atlantik do të jetë në Norfolk, në SHBA, ndërsa komanda e re logjistike në Ulm, në Gjermani. Siç pretendohet, anëtaret e NATO-s do të marrin vendim për fillimin e negociatave për hyrje të Maqedonisë në NATO, të cilat mund të fillojnë më 1 gusht./Insajderi.com.