Greqia do të ndalojë hyrjen në vend për dy diplomatë rus, të cilët kanë kryer aktivitete të cilat nuk i përgjigjen statusit të tyre diplomatik, shkruan gazeta greke “Katimerini”.
Gazeta pretendon se diplomatët janë dëbuar për shkak të përpjekjeve për të minuar marrëveshjen e Athinës me Shkupin për ndryshimin e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Greqia nuk do të tolerojë çfarëdo sjellje e cila shkelë të drejtën ndërkombëtare, ka thënë sot zëdhënësi i qeverisë Dimitris Giannakopoulos.
Ai këtë deklaratë e ka dhënë me rastin e dëbimit të diplomatëve rus nga ky vend, për shkak se ata ishin kyçur në aktivitete të cilat nuk i përgjigjen statusit të tyre diplomatik.
Moska do të përgjigjet në dëbimin e diplomatëve rus nga Greqia, me dëbimin e dy diplomatëve nga Rusia, ka thënë sot deputeti rus Andrei Klimov, lajmëron Reuters./Insajderi.com .