Ajo është miliarderja më e re në histori

I ka gjithsej 20 vjet dhe është shpallur për miliarderen më të re në histori!

Ajo është miliarderja më e re në histori

Dhe jo vetëm që është miliarderja më e re, por është edhe miliarderja më e re e cila parat e veta i ka fituar vet. Bëhet fjalë për Kylie Jenner, e cila me vite është përqeshur si edhe një anëtare e klanit Kardashian, e cila po i fiton shumat e mëdha të parave duke mos punuar asgjë. Kim Kardashian, motra e saj më e madhe, kishte filluar me xhirime porno, dhe më pas perandorinë e vet e zgjeroi me selfi, ndërsa Kylie, po i fiton milionat me një biznes shumë të suksesshëm.

Këtë sukses ajo e arriti me vijën e kozmetikës “Kylie Cosmetics” prej të cilës, për tri vjet sa ekziston, ka fituar 900 milionë dollarë.

Kylie Jenner posedon gjithë 100 për qind të aksioneve të kompanisë, ndërsa revista “Forbs”, thotë se nëse ajo e vazhdon afarizmin me plan, do ta fitojë miliardin e par para se t’i mbushë 21 vjet, gjë që do ta bëjë miliarderen (apo miliarderin) e parë ndonjëherë.

Kur Kylie i mbush 21 vjet më 10 gusht, besohet se deri atëherë do të bëhet miliardere. Para saj rekordin e ka mbajtur Mark Zuckerberg i cili u bë miliarder në moshën 23 vjeçe.

Çelësi i suksesit të Kylie është në popullaritetin e saj të madh të cilin e gëzon nëpër rrejte sociale, dhe këto platforma, sidomos Instagrami, i kanë ofruar shans të pabesueshme për promocion të prodhimeve të saja. Çdo prodhim i ri të cilin e lason shkakton histeri të vërtetë në mes dashamireve të grimit./Insajderi.com.