Autoritetet policore në qytetin e Vlorës njoftuan këtë të premte arrestimin e Maks Merkajt. 52-vjeçari, banues në lagjen “10 Korriku” të këtij qyteti ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai rezulton i dënuar me 17 vite burg në Italinë fqinje për disa vepra penale, si organizatë kriminale, pengmarrje, shfrytëzim prostitucioni etj.
Në një njoftim për mediat, Policia e Vlorës sqaron se “Gjykata e Assizes Venecia, Itali, me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011, e ka dënuar Merkajn me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”.
Interpol Tirana vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e 52-vjeçarit në Itali./tvklan.al