Dy binjakë tre vjeçarë janë gjetur të mbyllur brenda një kafazi të vogël prej druri nga policia në juglindje të Brazilit.
Kur u pyetën nga autoritetet, prindërit e fëmijëve thanë se kishin mbyllur djemtë e tyre në arkë në mënyrë që të mund të merreshin me punët e tyre në bujqësi pa u penguar.
Policia në qytetin Aparecidinha në shtetin Espirito Santo bëri zbulimin tronditës pasi një person anonim raportoi se prindërit i mbanin fëmijët vazhdimisht në kutinë prej druri.
Mamaja e tyre 37 vjeç dhe babai 40, janë arrestuar pasi akuzohen për keqtrajtim ndaj të miturve, ndërsa djemtë janë nën kujdesin e shërbimeve sociale lokale. Binjakët nuk treguan ndonjë shenjë të të qenit viktima të abuzimit fizik, tha policia.