Policia: Disa të vdekur nga të shtënat me armë në Munich

Policia: Disa të vdekur nga të shtënat me armë në Munich

Policia gjermane ka dalë me një deklaratë të fundit nëpërmjet së cilës thuhet se nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë, kanë mbetur të vdekur disa persona.

“Zyrtarisht është një person i vdekur deri më tani por nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për më shumë se kaq të vrarë”, citohet të ketë thënë policia siç raporton agjencia e lajmeve në Gjerani “dpa”.

Ministria e Brendshme në Bavari ka konfirmuar për një person të vdekur dhe disa të lënduar në Qendrën Tregtare “Olympia”, raporton Insajderi.

Kjo është një video nga brenda qendrës tregtare.

Zëdhënësi i Policisë në Bavari, Thomas Baumann i ka treguar agjencisë “dpa” se sulmi ka filluar në orën 18:00 dhe se ende nuk dihet nëse ka qenë vetëm një person që ka vrarë njerëz ose disa të tillë.

Ky është sulmi i dytë në Gjermani për brenda një jave. Të hënën një 17-vjeçar me origjinë afgane lëndoi 4 persona në një sulm me thikë në një stacion treni në qytetin e Bavarisë, Vuerzburg.

ISIS kishte marrë përghjegjësinë për këtë sulm, por sipas Policisë adoleshenti kishte vepruar i vetëm./Insajderi.com