Trump e pranon: Po e bëra një gabim

Trump e pranon: Po e bëra një gabim

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i cili po përballet me kritika të shumta në lidhje me paraqitjen në Samitin e Helsinkit me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se ishte i gabuar kur tha se nuk e ka pa arsyen pse Rusia do të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Presidenti Donald Trump kërkoi të martën të sqaronte “minimin” e tij publik ndaj agjencive amerikane të inteligjencës, duke thënë se ai kishte gabuar kur tha se nuk kishte arsye për të besuar se Rusia kishte ndërhyrë në SHBA gjatë zgjedhjeve të 2016.

“Mendimi duhet të ketë qenë ’unë nuk shoh ndonjë arsye pse unë nuk do, ose pse nuk do të ishte Rusia’ në vend të ‘pse do të’, tha Trump, në një pranim të rrallë të gabimit të bërë nga ai.

Komenti i tij erdhi në mes të opinionit qortues në rritje nga partia e tij, rreth 27 orë pas deklaratës së tij, të cilën e bëri në samitin e së hënës në Helsinki duke qëndruar së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin.