Ngjarja është regjistruar në qytetin " />

Pamje shokuese! Këngëtari i njohur shqiptar masakron qenin e rrugës

Pamje shokuese! Këngëtari i njohur shqiptar masakron qenin e rrugës

Një video mjaft tronditëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ.al mbrëmjen e sotme, ku shihet se si një qen masakrohet në mes të ditës.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Durrësit dhe sipas denoncuesit, personi që kryen aktin makabër është një emër mjaft i njohur për të gjithë.

Denoncuesi shkruan:

“Po ju dërgoj një video të regjistruar sot në Durrës. Është këngëtari Hajredin Gjeta që pasi ka masakruar qenin me lopatë, vazhdon i gjuan akoma me tulla në mes të ditës”

Kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi edhe më parë video të tilla janë bërë virale dhe mjaft personazhet të njohura kanë shfaqur solidarizimin me kafshët, duke dënuar veprime të tilla.

Padyshim që duhen marrë masa të rrepta nga instancat përkatëse dhe akte të tilla barbare duhet të dënohen./JOQ

Video e rënda

"Përshëndetje JOQ. Po ju dërgoj një video të regjistruar sot në Durrës. Është këngëtari Hajdrein Gjeta që pasi ka masakruar qenin me lopatë, vazhdon i gjuan akoma me tulla në mes të ditës”

Posted by Çudira Shqiptare on Friday, 20 July 2018