Aksident i rëndë në Gjermani: 4 persona të vdekur në aksidentin mes 7 veturave

Aksident i rëndë në Gjermani: 4 persona të vdekur në aksidentin mes 7 veturave

Në autostradën gjermane A81 midis Ahorn dhe Boxberg, në Baden-Ëürttemberg është shkaktuar një aksident i rëndë komunikacioni. Policia informon për disa të vdekur dhe shumë të plagosur.

Sipas informatave fillestare, së paku katër vetë nuk i kanë mbijetuar një aksidenti të trafikut serioz në autostradën A81 në Baden-Ëürttemberg. Shumë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre seriozisht, shkruan policia e Heilbronnit në Tëitter, informon Albinfo.ch.

Autostrada është dashur të mbyllet midis Ahorn dhe Boxberg. Disa helikopterë shpëtimi janë mobilizuar për të transportuar të lënduarit nëpër spitale. Si shkak i aksidentit, policia dyshon në fenomenin e rrëshqitjes në ujë të ashtuquajtur “aquaplaning”. Në aksident thuhet se janë përfshirë shtatë vetura.