
Bashkëshorti i aktores së filmave pornografike Stormy Daniels, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me presidentin amerikan Donald Trump para 12 vjetëve, ka paraqitur kërkesë për shkurorëzim, ka kumtuar të hënën avokati i Daniels, Michael Avernati.
“Klientja ime Stromy Daniels dhe bashkëshorti i saj Glen kanë vendosur ta përfundojnë martesën e tyre. Vajza e Stormy mbetet prioriteti i saj numër një. Ajo me mirësjellje lut për privatësi për shkak të mirëqenies së familjes”, ka pretenduar Avenati në llogarinë e tij në Twitter.
Daniels, emri i vërtet e së cilës është Stephanie Clifford, ishte martuar për timpanistin Glendon Crain në vitin 2015, përkujton Reuters.
Crain, i cili gjithashtu ka punuar në industrinë e seksit nën emrin Brandon Miller, është bashkëshorti i tretë i Daniels-it, shkruan “New York Daily News”.
Kërkesa për shkurorëzim është paraqitur një javë pasi Daniels ishte arrestuar në një klub striptizi në Ohajo.
Daniels ishte arrestuar sepse, gjoja, i ka lejuar një klienti ta prekë në skenë, por më pas u lirua me dorëzani prej 6.000 dollarëve.
Avokati i Daniels e ka quajtur arrestimin “të kurdisur” dhe “politikisht të motivuar”.
Daniels është në kontest gjyqësor me Trumpin, pasi ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të në vitin 2006, gjë që ai e mohon.
Daniels thotë se i janë dhënë 130.000 dollarë pak para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, për heshtje për lidhjen e pretenduar me Trumpin./Insajderi.com.