Ivanka Trump e shuan brendin e saj të modës

Ajo ishte kritikuar ashpër për shkak se i punësonte punëtorët në Kinë dhe për shkak të kushteve të këqija në fabrikat e atjeshme.

Ivanka Trump e shuan brendin e saj të modës

Vajza e presidentit amerikan Ivanka Trump ka kumtuar se do ta shuan kompaninë e saj e cila merret me prodhimin e fustaneve, këpucëve dhe çantave të grave, ndërsa të gjithë punëtorët do të pushohen nga puna.

“New York Post” lajmëron se kompania do të shuhet sa më shpejtë që është e mundur dhe pasi  punëtorët të pranojnë lajmërimet, do të pushohen nga puna.

Sipas fjalëve të Ivanka Trump, ajo e mbyllë kompaninë në mënyrë që të angazhohet më tepër në punën e saj si këshilltare në Shtëpi të Bardhë.

Mirëpo, AP përkujton se ajo është kritikuar ashpër për shkak se i ka punësuar punëtorët në Kinë dhe për shkak të kushteve të këqija në fabrikat e atjeshme./Insajderi.com.