Të gjithë e kemi dëgjuar fjalën e urtë: ‘shtëpi e rregullt, mendje e rregullt’. Sidoqoftë, falë obsesionit modern me ‘gjërat’ pa fund, së shpejti shtëpitë tona mund të “shemben” nën peshën e zotërimeve tona tokësore.
Vera, me mbrëmjet më të ndritshme, është koha e përkryer për të nisur me rregullimin e shtëpisë tuaj. Bëni një hap të vogël, dhe papritmas shtëpia juaj do të duket ndryshe dhe ju do të ndiheni shumë më mirë!
Vicky Silverthorn, mbretëresha e rregullimit të shtëpive, pajtohet me thënien e vjetër. Ish asistenja personale e pop-yllit Lily Allen, ishte kujdesur që shtëpitë e të pasurve dhe të famshmëve të duken të përsosura. Ajo mendon se nëse shtëpia juaj është e rregulluar, edhe jeta juaj do të jetë e tillë.
Vicky beson se duke qenë u liruar nga rrëmuja kaotike, kjo mund të qetësojë mendjen tuaj dhe po ashtu do t’ju bëjë më të lumtur. ‘Rrëmuja dhe kaosi mund të kenë një efekt të madh mbi ne emocionalisht. Organizimi mund t’ju bëjë më të qetë, më pak të shqetësuar, më pak të tensionuar, më pak të egërsuar dhe më produktivë. Lidhja mes mendjes sonë dhe rrëmujës është shumë e fortë. ‘
Nëse ju jeni përballur me kaos në banjo dhe mungesë rendi në dhomën e ndenjes, mos bëni panik! Vicky zbulon udhëzuesin e saj pa stres për të kthyer shtëpinë tuaj në rregull – kështu që ju mund të shijoni pjesën tjetër të verës/ Insajderi