![I burgosuri del nga vetura në lëvizje e policisë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/screenshot-17-49-800x450_1532690232-5939059-1.jpg)
Martin Gregory Estrada është një i burgosur i cili teksa po transportohej me makinën e policisë ka thyer një dritare dhe është ngjitur mbi automjetin e tyre.
I burgosuri, 31 vjeçar, po transportohej nga një spital kur hipi mbi makinën e policisë dhe provoi të ikë.
Ai menagjoi që të balancohet mbi makinë dhe polici vazhdoi të voziste, derisa ndihmësit që kishte thirrur arritën.
Një video që është xhiruar nga një motorist, e paraqet burrin të ulur mbi makinë dhe më pas duke kërcyer nga ajo.
Më pas ai u mor nga policët që arriten për të ofruar ndihmë.
Autoritetet kanë treguar se Estrada po transportohej 241 kilometra nga një spital, në të cilin thuhet se kishte ngacmuar dikë.
Tani ai është duke u gjykuar për tentim të arratisjes.
Video e plotë KËTU.