Në fundjavë u zhvillua një mbrëmje e sporteve luftarake në Kërçovë, kurse në meçin kryesor të mbrëmjes protagonist ishte kik boksieri i njohur Shemsi Beqiri, i cili për kundërshtar pati serbin Vanja Dimitrov.
Beqiri, i lindur në Kosovë, por i formësuar si kikboksier në Zvicër fillimisht tregoi pjekuri dhe profesionalizëm, duke i rezistuar një “provokimi” që i bëri serbi Dimitrov.
Të dy luftëtarët kishin hyrë në matje zyrtare me flamuj të shteteve të tyre dhe të shohësh kik boksierët e mbështjellë me flauj të Kosovës, gjegjësisht të Serbisë ishte pamje që tejkaloi suazat sportive.
Pamjet e incidentit dhe meçit, i ka publikuar Insporti dhe mund ti shihni këtu.