Heshtë komentatorin qipriot – pamjet që dëshmojnë pse Rron Uka është MVP

Heshtë komentatorin qipriot – pamjet që dëshmojnë pse Rron Uka është MVP

Rron Uka, basketbollisti 18 vjeçar i Pejës u shpall mbrëmë MVP i FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që u zhvillua në Prishtinë.

Uka ishte vazhdimisht ndër lojtarët më të mirë të këtij kampionati të cilin e fitoi Kosova, duke bërë që më në fund gjenerata e vitit 2000, të fitojë medalje të artë të Divizioit C, pas një finaleje të humbur si U18 dhe një gjysmëfinaleje të humbur si U18.

Uka bëri një alley oop, me asistim të Nezirit, që mbrëmë është vlerësuar si potezi më atraktiv i këtij turneu.