“Më përdhunoi babai im shpirtëror, u vërsul në mua në mes të rrëfimit”

Tronditje në Kishë: Murgeshat flasin mbi tmerret seksuale nëpër të cilat kanë kaluar.

“Më përdhunoi babai im shpirtëror, u vërsul në mua në mes të rrëfimit”

Një tregim mbi abuzimin seksual të murgeshave nga ana e klerikëve dhe të peshkopëve ka shpërthyer në opinion. Dëshmitë vijnë nga e gjithë bota, lëvizja #MeToo e ka nxitur debatin për atë që me dekada është heshtur.

Duke falënderuar tregimit të Associated Press shumë murgesha kanë dalë në publik dhe me dëshmitë e tyre kanë vendosur hije të zezë në Kishë.

“Bëja sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Kjo ngjarje ka hapur një plagë të dhembshme në mua”, ka treguar një murgeshë për AP. Ajo këtë ngjarje e ka mbajtur sekret gati 20 vjet.

Momenti më i keq i jetës së saj ka ndodhur në – vend rrëfim. Ka ndodhur në vitin 2000 kur kleriku ishte vërsul në murgeshën në mes të rrëfimit. Pas përdhunimit më nuk ka guxuar të shkojë në rrëfim, transmeton Insajderi.com.

Pas këtij rrëfimi orteku filloi të rrokulliset. Këtë javë një grup i murgeshave nga Kili dolën para televizionit kombëtar dhe folën mbi tmerret të cilat i kanë përjetuar në një famulli të vogël. Nuk i kanë abuzuar vetëm klerikët, por edhe murgeshat tjera. Gjithë këto i kanë paraqitur eprorëve, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje…

Në pjesën tjetër të botës, një murgeshë indiane e ka paraqitur në polici një peshkop dhe e ka akuzuar për përdhunim. Në Afrikë situata është edhe më e keqe. Për shembull, kleriku i njohur nga Uganda Anthony Musaala i ka dërguar letër eprorëve të vet dhe i ka paralajmëruar se ka dëgjuar për “lidhjet romantike në mes të klerikëve dhe murgeshave”. Për sinqeritet është shpërblyer me – suspendim! Nuk ka guxuar të mbaj predikim deri në maj të këtij viti kur ka kërkuar falje për fjalët e veta…

“Heshtja ka zgjatur shumë gjatë dhe për këtë jam shumë i dëshpëruar. Të jemi real, tashmë një kohë të gjatë është ditur për këtë”, ka thënë Karlijn Demasure, një prej ekspertëve kryesor për çështje të abuzimit seksual.

Në Vatikan mbretëron “betimi i heshtjes”, përgjegjësinë e kanë bartur te liderët e kishave lokale që ata të merren me problemet e klerikëve përdhunues.

“E dini ku është problemi? Kleriku gjithmonë do të thotë “ajo vet deshi”, ka thënë Demasure duke shtuar se shtatzënitë e padëshiruara gjithashtu nuk janë të rralla.

“Kryesisht kjo zgjidhet me abortim. Kleriku paguan të gjitha. Ai ka para, murgeshat nuk kanë…”/Insajderi.com.