Obama: Së bashku drejt fitores

Obama: Së bashku drejt fitores

Presidenti amerikan Barack Obama ka lutur njerëzit për ta vazhduar trashëgimin e tij  duke e votuar Hillary Clinton në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Obama e vlerësoi zonjën Clinton në konventën Demokratike që u mbajte në Filadelfia, si një person i cili do të bëjë më të mirën për Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se votuesit janë duke u përballur në zgjedhjen në mes frikës dhe shpresës duke e thumbuar republikanin Donald Trump.

Mirëpo republikani Trump iu kundërvë këtyre fjalëve të Obamas, ku në Twitter shkroi se “në vendin tonë janë duke jetuar miliona njerëz në varfëri, dhunë dhe dëshpërim”.

Gjithashtu Obama deklaroi se Hillary mund ta mbaj vendin të sigurt në një botë të rrezikshme dhe ku ka fituar respektin e të gjithë liderëve botërorë.

“Ajo punoi me ekipet e intilegjencës, me diplomatët tanë, me ushtrinë. Ajo ka gjykimin, eksperiencën dhe temperamentin të dallon kërcënimin nga terrorizimi, nuk është ndonjë gjë e re për të”, shkruan Reuters.

“E di që Hillary nuk do të ndalet derisa ISIS të shkatërrohet. Ajo do të përfundojë punën pa pasur nevojë që të ndëshkojë të gjithë njerëzit sepse i përkasin një feje”, deklaroi Obama. /Insajderi.com