Ndryshimi drastik i jetës së ish-sulmuesit të famshëm të Brazilit

Ndryshimi drastik i jetës së ish-sulmuesit të famshëm të Brazilit

Ish-sulmuesi i Interit, Parmas e Romës, Adriano, dikur fitonte afër 100 mijë euro në javë, por kohëve të fundit, 34 vjeçari është pa ekip dhe jeton në mes armëve të grupeve të gangsterëve në Rio.

Adriano para disa viteve konsiderohej si një ndër sulmuesit më të mirë në botë, por gjashtë vite pas paraqitjes së tij të fundit me Brazilin kundër Ukrainës, gjërat kanë ndryshuar.

Raportohet se ai është i varur nga grupe gangsterësh që janë të njohura për vrasje.  Grupi quhet si Komanda e Kuqe, dhe janë të njohur si pjesëmarrës në luftërat mes grupeve në rrugët e Brazilit.

Former Brazil striker Adriano with guns

Më herët, Adriano ishte parë edhe duke mbajtur armë me njërin prej anëtarëve të kësaj bande.  Ai ka pasur edhe shenjat e bandës të vizatuar në trup, shkruan The Sport Bible.

Adriano është arrestuar një herë për trafikim me drogë, ndërsa nj grua është vrarë në veturën e tij.

Adriano shows the Comando Vermelho symbols

Ai tashmë është shpesh në titujt e gazetave në Brazil.  Një kontratë me një klub të divizionit të ulët është anuluar, ndërsa ende nuk dihet nëse ai po kërkon ekip të ri.