Kim Jong Un urdhëron lëshime të tjera të raketave

Kim Jong Un urdhëron lëshime të tjera të raketave

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka lavdëruar shkencëtarët e përfshirë në lëshimin e raketës së vendit që sipas tij i ka dërguar mesazh armiqve dhe ka urdhëruar që të vazhdojnë përpara me lëshime të tjera, ka njoftuar media shtetërore të hënën, raporton Foxnews

Më herët gjatë këtij muaji, Koreja e Veriut kishte injoruar paralajmërimet e vazhdueshme ndërkombëtare dhe ka lëshuar raketën për të cilën është thënë se është një satelit mbikëqyrës i tokës.

Washingtoni, Seouli dhe të tjerët e shohin lëshimin si një test të ndaluar të teknologjisë raketore dhe kërkojnë që Pyogyangu të dënohet me sanksione të mëdha.

Agjencia Qendrore zyrtare e Koresë Veriore ka njoftuar se partia punëtore në pushtet i ka nderuar shkencëtarët, zyrtarët dhe të tjerët që kanë kontribuar në lëshimin e raketës së 7 shkurtit. Aty morrin pjesë edhe Kim Jong Un dhe diplomatët e tij më të mëdhenj, raporton Insajderi

Gjatë fjalimit, Kim kishte thënë se lëshimi u ka dhënë vetëbesim dhe kurajë njerëzve të tij dhe ka dërguar një mesazh armiqve të cilët dëshirojnë të parandalojnë zhvillimin e Koresë Veriore.

“Ky lëshim u ka dhënë vetëbesim dhe kurajo njerëzve tanë. Poashtu ai dërgoi një mesazh për armiqtë të cilët po përpiqen që të parandalojnë zhvillimin e vendit”, ka thënë Kim, duke iu drejtuar Washingtonit dhe Seoulit, njofton KCNA.

Ai mes tjerash u ka kërkuar të gjithëve që të vazhdojnë punimet në këtë drejtim dhe i ka urdhëruar që shumë shpejtë te realizohen edhe lëshime tjera të raketave./Insajderi.com