Guardiola nuk e angazhon Nasrin për shkak të peshës

Guardiola nuk e angazhon Nasrin për shkak të peshës

Mesfushori i Manchester City, Samir Nasri, ende nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet përgatitore të ekipit për shkak të peshës së tij.  Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Pep Guardiola.

Të mërkurën, edhe lojtari Gael Clichy kishte treguar për media se Guardiola u ka kërkuar lojtarëve që të humbin në peshë.  Për këtë qëllim, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayernit u ka kërkuar lojtarëve që të evitojnë ngrënien e picave si dhe pirjen e disa lëngjeve, shkruan BBC.

Nasri ka qenë i lënduar për disa muaj dhe pesha mund të jetë pasojë e asaj periudhe, por duket se Guardiola do të falë./Insajderi.com