Qifti bashkëshortor nga Gjermania në “Dark Web” ia shet fëmijën pedofilëve

Në një video xhirim të shfaqur gjatë gjykimit, shihet se si një fëmijë gjatë keqtrajtimit seksual ishte i lidhur dhe i ekspozuar maltretimit verbal.

Qifti bashkëshortor nga Gjermania në “Dark Web” ia shet fëmijën pedofilëve

Gjermania Berrin Taha (48) dhe partneri i saj Christian Lais (39) janë dënuar me 12 vjet burgim, për shkak se nëpërmes të internetit ia kanë shitur djalin e tyre 9 vjeç pedofilëve.

Taha, e cila e shiti djalin e saj nëpërmes të “Dark Web” për keqpërdorim seksual, sot në gjykatën e Frajburgut u dënua me 12,5 vjet burgim, transmeton Insajderi.com.

Gjithashtu dënim prej 12 vjetëve burgim ka marrë edhe njerku i djalit Lais, transmeton BBC.

Edhe Taha edhe Lais janë shtetas gjerman të cilët jetojnë në vendin Staufen, afër Frajburgut në jug të Gjermanisë.

Qifti është shpallur fajtor për përdhunim, keqtrajtim të ashpër seksual, shtyrje në prostitucion dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve.

Në video xhirim të shfaqur gjatë gjykimit, shihet se djali gjatë keqtrajtimit seksual ishte i lidhur dhe i ekspozuar maltretimit verbal.

Për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të djalit, gjykata e ka dënuar të hënën një spanjoll me 10 vjet burgim.

Djali tani jeton në familje birësuese./Insajderi.com.