Familja italiane që jeton afër urës që u shemb pretendon se rrufeja e goditi shtyllën dhe themelet e saj

Familja italiane që jeton afër urës që u shemb pretendon se rrufeja e goditi shtyllën dhe themelet e saj

Anëtarët e një familje që jeton jolarg urës që është shembur sot në Genoa të Italisë, pretendojnë se rreth orës 11 kishin parë se si rrufeja kishte goditur njërën nga shtyllat dhe themelin e urës.

“Pas goditjes së rrufesë gjithçka filloi të dridhet dhe copëzat e betonit filluan të bien. Pas disa minutave ajo u shemb e tëra”, kanë deklaruar ata, transmeton Telegrafi.

Vila Skasi është spitali që më së afërti gjendet nga ura ku është shembur, ndërsa dhjetëra autoambulanca janë ende në vendin e ngjarjes duke tentuar t’i shpëtojnë të lënduarit.

Përveç mjekëve, të lënduarve u është ofruar edhe ndihma psikologjike, kurse shumica prej tyre kanë parë momentin kur është shembur ura dhe kanë shmangur më të keqen edhe pse dhjetëra persona raportohet se kanë ngecur nën rrënoja.

Kujtojmë se në afërsi të Genoas është shembur sot një urë gjigante mbi 100 metra e gjatë dhe mbi 90 metra e lartë, nga e cila ranë shumë vetura që në ato momente po lëviznin. Kjo urë lidh Italinë me Francën.