Shkarkohen qindra pjesëtarë të forcave të armatosura në Turqi

Shkarkohen qindra pjesëtarë të forcave të armatosura në Turqi

Turqia i ka shkarkuar 1,389 pjesëtarë të forcave të armatosura, për shkak të dyshimeve për lidhje me klerikun islamik, Fethullah Gylen, që jeton në Shtetet e Bashkuara, e të cilin Ankaraja e fajëson se kishte dorë në përpjekjen e dështuar për puç ushtarak më herët këtë muaj.

Ky raport i sotëm i agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, u paraqit disa orë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që Shtatmadhoria e ushtrisë dhe Agjencia e spiunimit të jenë nën autoritetin e presidencës.

Erdogan, po ashtu, ka thënë se shkollat ushtarake do të mbyllen, ndërsa do të hapet një universitet kombëtar i mbrojtjes.

Këto ndryshime të propozuara janë hapat e fundit të ndërmarra nga autoritetet turke në kuadër të goditjes së gjerë pas puçit të dështuar më 15 korrik./rel.