Vardy poshtëron Arsenalin

Vardy poshtëron Arsenalin

Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardyka treguar se ishte “shumë e lehtë” për të që të refuzonte ofertën e Arsenalit.

Ai është shprehur i bindur në qëndrimin e tij tek kampioni i Anglisë edhe për sezonin e ardhshëm, derisa shpreson që edhe ylli tjetër i skuadrës, Riyad Mahrez të qëndrojë në skuadër.

“Refuzimi i Arsenalit nuk ishte ndonjë gjë e madhe për mua. Ishte vendim i mjaft i lehtë për mua sepse unë dua të qëndrojë këtu”, ka thënë Vardy për SkySports, transmeton Insajderi.

Arsenali bëri ofertë për Vardyn gjatë kohës sa sulmuesi ndodhej me Anglinë në Kampionatin Evropian. /Insajderi.com