
Dy të vdekur në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd, bën të ditur policia serbe.Rreth 50 persona u evakuuan nga ndërtesa e bibliotekës pasi u shfaq një erë e rëndë e gazit. Bëhet e ditur se dyoksidi i karbonit është shkaktari për vdekjen e dy shtetasve serbë, të cilët ishin punëtorë të mirëmbajtjes në bibliotekë.
“Tashmë është e qartë se ata vdiqën nga helmimi me gaz”, ka thënë ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq.
Sipas të dhënave jozyrtare të gazetës “Blic”, fjala është për dy meshkuj prej 30 deri 50 vjeç.Sistemi për ftohje në Bibliotekën popullore papritmas ka filluar të lëshojë avuj të helmueshëm dhe ka filluar t’i ngufatë njerëzit, prandaj janë alarmuar zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
– Janë dërguar dy ekipe në rrugën Skerliceva 1, në Bibliotekën popullore, për shkak të njoftimit se po ndjehen erëra të rënda pas prishjes në sistemin e ftohjes”, ka thënë një punëtor i ndohmës së shpejtë, i cili ka konfirmuar vdekjen e dy personave,
Të gjithë ata që janë gjetur në bibliotekë janë evakuuar, ndërsa dëshmitarët thonë se paraprakisht është dëgjuar një shpërthim.– Shpërthimi, siç u mor vesh, është pasojë e aktivizimit të shisheve me gaz. Personat e vdekur janë mjeshtër, të cilët vijnë periodikisht për të parë gjendjen e atyre pajisjeve. Sapo e kanë hapur derën ka ndodhur shpërthimi, kështu që ata e kanë pësuar – ka thënë një punëtor i bibliotekës, transmeton gazetametro.net.