Majlinda: Jam krenare që kam arritur të tregojë se të rinjtë kosovarë mund t’ia dalin

Majlinda: Jam krenare që kam arritur të tregojë se të rinjtë kosovarë mund t’ia dalin

Majlinda Kelmendi është prononcuar para gazetarëve pas stolisjes me medaljen e artë olimpike në Rio de Janeiro.

Kelmendi ka thënë se është krenare që ka arritur me medaljen e artë të fituar në “Rio 2016” të tregojë që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në sport.

Menjëherë pas triumfit historik, kur Majlinda i solli Kosovës medaljen e parë olimpike, xhudistja kosovare është “pushtuar” nga mediat botërore.

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë kanë mundësi të arrijnë suksese të mëdha në sport”, ka thënë ajo pas fitores.

Xhudistja nga Peja gjithashtu ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen. /Insajderi.com

lui