Është fraksioni i Talebanëve të Pakistanit që ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në departamentin e emergjencave në një spital në qytetin Quetta në Pakistan, ku mbetën rreth 70 njerëz të vrarë, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Sulmi i së hënës pati për target një grup avokatësh, të cilët ishin mbledhur aty për ta marrë trupin e pajetë të një kolegu të tyre.
“Tehreek-e-Taliban merr përgjegjësinë për këtë sulm dhe paralajmërim se do të ketë edhe të tjera të tilla së shpejti. Do të lansojmë një video me informata së shpejti”, ka thënë zëdhënësi i këtij grupi me një e-mail. /Insajderi.com