Skuadra e Hull Cityt e cila u inkuadrua sivjet në Premier League, ka mbetur me një fond të shkurtuar të futbollistëve – vetëm 13 futbollistw dhe dy portier – dhe pa trajner.
Trajneri Steve Bruce dha dorëheqjen më 22 korrik, pas katër vitesh gjatë të cilave pati një finale historike me Arsenal në Kupën e Anglisë, që solli edhe debutimin në Kupat e Europës. Senegalezi Mohamed Diame shkoi te Neëcastle për 6 milionë euro.
Faza përgatitore e Hull në Austri ka qenë tragji-komedi dhe në stërvitjen e fundit kanë marrë pjesë vetëm 9 futbollistë, shkruan Telesport.al.
Megjithatë, pavarësisht nga problemet, një skuadër e mbushur me të rinj, nuk u paraqit keq kur u mposht 2-1 nga Torino, në miqësoren e fundit më 6 gusht. Trajner ishte Mike Phelan, i cili ka qenë ndihmësi i Steve Bruce. Ai nuk humbet rast për të kërkuar përforcime.
Në ndeshjen ndaj Torinos, golin e shënuar sulmuesi uruguaian Abel Hernandez, që është i gatshëm për ndeshjen e parë të Premier League, sikurse Andreë Robertson, Robert Snodgrass, Tom Huddlestone, Sam Clucas, Adama Diomande, David Meyler, Jake Livermore, Curtis Davies, Ahmed Elmohamady, Dusan Kuciak, Eldin Jakupovic, Brian Lenihan, Harry Maguire dhe Shaun Maloney.
15 futbollistë gjithsej, 13 nëse nuk llogarisim dy portierët. Të gjithë vijnë nga Championship. Faji për këtë situatë është i Assem Allam, pronari që kërkon të shesë klubin që prej dy vitesh, pasi federata nuk e la të ndryshonte emrin nga Hull City në Hull Tigers. /Insajderi.com