Në goditjet izraelite nga ajri, në dy muajt e fundit në Siri janë vrarë 113 ushtarë dhe oficer iranianë si dhe pjesëtarë të milicisë të cilët po i përkrahë Teherani, pretendohet në raportin të cilin e ka publikuar sot Observatori sirian për të Drejta të Njeriut.
Në raport theksohen burimet e sakta të këtyre të dhënave por shkruan se në mes tjerash është goditur baza ushtarake Al-Najrab afër Alepos, aeroporti ushtarak Mezeh në perëndim të Damaskut, disa lokacione në provincën Kuneitra e cila është sulmuar disa herë, Daba, aeroporti ushtarak në provincën siriane Homs afër kufirit me Libanin, aeroporti ushtarak T-4, lokacionet në jugperëndim të Sirisë, aeroporti ndërkombëtar në Alepo dhe aeroporti ushtarak në Ham si dhe paralargjet e Damaskut, transmetojnë mediet izraelite.
Pas sulmit të së shtunës mbrëma kundër aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, për të cilin Siria e akuzon Izraelin, agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA ka raportuar se është aktivizuar sistemi mbrojtës dhe se disa raketa izraelite janë rrëzuar.
Zëdhënësja ushtarake e Izraelit ka thënë se Izraeli nuk i komenton raportet e huaja.
Në mediet arabe është publikuar se caku i sulmit ishte depoja e armatimit të sofistikuar të sapoardhur dhe se janë shkaktuar dëme të mëdha por pa viktima.
Në raportin e Observatorit pretendohet se prej fillimit të luftës civile në Siri janë vrarë 8.004 luftëtarë të cilët nuk janë lokal, dhe shumica kanë qenë shiitët të cilët kanë luftuar nën kontrollin e Gardës Revolucionare iraniane si dhe 1.655 aktivistë të Hezbollahut.
Observatori, selia e të cilit është në Britani të Madhe gjithashtu ka theksuar se 32.000 luftëtarë të huaj kanë marrë pjesë në luftimet në këtë vend të shkatërruar prej luftës shtatë vjeçare./Insajderi.com.