Mister në Krime: Qyteti u mbulua me “ndryshk”, e më pas u zhdukën zogjtë

Banorët e Armjanskës kanë vërejtur se prej gjithë zogjve ka mbetur vetëm ndonjë sorrë. Mirëpo situata u përkeqësua kur shumica filluan të kenë probleme me frymëmarrje.

Mister në Krime: Qyteti u mbulua me “ndryshk”, e më pas u zhdukën zogjtë

Nga qyteti Armajnsk në Krime janë evakuuar fëmijët pas “incidentit misterioz kimik” në fabrikën e afërt Titan. Para shpërthimit të panikut qytetarët kanë vërejtur se më nuk ka zogj.

Kah fundi i gushtit një substancë e panjohur me erë të pakëndshme e ka mbuluar ambientin me një shtresë të hollë të ngjashme me ndryshk. Autoritetet kompetente e kanë injoruar katastrofën potenciale ekologjike pa marrë parasysh fotografitë e bimëve, veturave dhe shtëpive të mbuluar me këtë substancë misterioze, transmeton Insjaderi.com.

Vendasit në fillim kanë vërejtur se prej gjithë atyre zogjve ka mbetur vetëm ndonjë sorrë. Por së shpejti situata u përkeqësua kur shumë njerëz filluan të kenë probleme me frymëmarrje.

Autoritetet lokale kanë reaguar me kumtesa se gjithçka është në rregull, se nuk ka rrezik për shëndet dhe se niveli i ndotjes në ajër nuk e kalon kufirin e pranueshëm. Vetëm më 4 shtator kanë pranuar se diçka nuk është në rregull dhe filluan evakuimin e rreth 4.000 fëmijëve në disa kampe “për arsye preventive”, edhe më tutje duke mos pranuar se ekziston rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Në hetimin e incidentit morri pjesë edhe përfaqësuesi special i Putinit për ekologji, dhe vetëm pas ardhjes së tij në gadishull substanca u vlerësua si e rrezikshme. Derisa analizat ruse nuk kanë shënuar rritje domethënëse të ndotjes së ajrit, nga pala ukrainase arrijnë raportimet për rritje të përqendrimit të dyoksidit të karbonit të rrezikshëm dhe kancerogjen.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar lirimin e substancës të ngjashme me ndryshkun në atmosferë.

Derisa nga njëra palë fajësohet avullimi nga liqeni plotë acid në afërsi të fabrikës Titan, nga Ukraina vijnë akuzat se një raketë e devijuar e ka goditur fabrikën gjatë ushtrimeve ushtarake./Insajderi.com.