Zidane nën presion që të fitojë Ligën e Kampionëve

Zidane nën presion që të fitojë Ligën e Kampionëve

Francezi debuton si trajner në gara ndërkombëtare ndaj Romës këtë të mërkurë, dhe ai është tashmë nën presion që ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve.

Në mesin e 16 ekipeve më të mira dhe debutimi i Zinedan Zidan në Ligë të Kampionëve. Real Madridi, skuadra me më shumë kupa të Evropës së kushdo tjetër, ka arritur gjysmëfinalet e garës më të madhe evropian për klube në 5 vitet e fundit. Por, “Los Blancos” udhëtojnë në Romë të mërkurën me një trajner ende pa përvojë, shkruan sot Goal.com.

Zidane i di të gjitha për Ligën e Kampionëve, ai e njeh atë shumë mirë. I dyti me Juventusin si futbollist në vitin 1997 dhe 1998, ish-futbollisti i Francës ka zhvilluar 82 ndeshje në këtë garë, mbahet mend për golin e shënuar në finalen e vitit 2002 ndaj Leverkusenit me fanellën e Realit, dhe po ashtu ishte i ulur në bankë si zëvendës i Ancelottit në fitimin e titullit të 10-të të Realit, të njohur si “La Decima”.

Ai kurrë nuk ka trajnuar një klub në gara evropiane, gjithsesi, ai shkon në Romë me vetëm 6 ndeshje të cilat i ka zhvilluar në ligën spanjolle, La Liga.

Para kësaj, 43-vjeçari kishte trajnuar ekipin e dytë të Real Madridit, Castilla, për një vit e gjysmë. Dhe ka peshkuar një rrugë të gjatë që atëherë, nga një stadium prej 6,000 ulësesh në ligën e tretë spanjolle, tek një stadium i mbushur në Olimpico të Romës, raporton Insajderi.

Tre trajnerët e fundit të Realit kishin shumë më shumë përvojë para se të vinin në Santiago Bernabeu, Rafa Benitez me Liverpoolin, Carlo Ancelotti e kishte fituar me Milanin dy herë, dhe Jose Mourinho po ashtu dy herë më Porton dhe Interin.

Megjithatë, nuk do të ketë më pak pritshmëri mbi supet e francez edhe ai vetë tha kështu në ditën e prezantimit të tij si trajner i Real Madridit.

“Ndoshta kam arritur këtu me disa gjëra tashmë të përjetuara, me ngrohtësinë e tifozëve dhe gjithashtu të lojtarëve, por unë do të gjykohem nga rezultatet”, tha ai.

“Si çdo trajner këtu. Real Madrid është një ekip që pret të fitojë të gjitha trofetë, kushdo që të jetë trajneri”, shtoi Zidane.

Dhe këtë sezon, Liga e Kampionëve merr rëndësi edhe më të madhe. Të eliminuar nga Kupa e Mbretit në Spanjë, Reali është 4 pikë mbrapa Barcelonës e cila ka edhe një ndeshje më pak në La Liga. Evropa, mbetet rruga e vetme për të marrë një trofe në këtë stinor.

Pra, aventurën evropianë Zidane e fillon në Romë.

Suksesi i tij si futbollist është i padiskutueshëm, por ai ende ka për të treguar vetën si trajner, dhe kjo garë është një mundësi e mirë për ta dëshmuar se do të bëhet një trajneri i madh. Pep Guardiola dhe Roberto Di Matteo e fituan Ligën e Kampionëve që në sezonin e tyre të parë.

Zizu tani shpreson që të shkojë hapave të tyre.