Jose Mourinho, ka thënë se mesfushori kosovar Adnan Januzaj mbetet në planet e tij përkundër huazimit te Sunderlandi.
Ish-anëtari i Anderlechtit është huazuar dhe larguar nga klubi për të pakten një vit, por Mourinho ka konfirmuar se anësori ka të ardhme në Old Trafford.
“Ai i përshtatet planeve të mia. Prandaj e kam huazuar te një klub i Premier Ligës. Nëse nuk do të ishte në planet e mia, do ta dërgoja te Borussia Dortmundi, ku nuk do të luante asnjë ndeshje”, ka thënë Mourinho.
Ai tha se përkundër talentit që Januzaj posedon, është e vështirë për të që të aktivizohej në formacionin e Unitedit këtë vit.
“Është i talentuar. Por në të njëjtën ekip me Martialin, Memphisin, Youngin, ai nuk do luante shumë ndeshje. Nuk u treguam egoistë me të. Menduam për lojtarin. Lejoni të luajë. Përcilleni lojërat e tij. Ai është me menaxherin që e pëlqen shumë, por ne e duam në ekip”. /Insajderi.com