Trump: Do ta largojmë “kundërmimin” nga Ministria e Drejtësisë

Kemi njerëz të shkëlqyer në Ministrinë e Drejtësisë, por keni edhe disa që janë vërtetë të këqij, ka thënë presidenti amerikan.

Trump: Do ta largojmë “kundërmimin” nga Ministria e Drejtësisë

Me rastin e pretendimeve të medieve se një zyrtarë i Ministrisë së Drejtësisë ka sugjeruar përgjim të fshehtë të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se këtu bëhet fjalë për “kundërmim”, i cili do të largohet.

Më herët New York Times ka publikuar se zëvendësi i prokurorit të shtetit Rod Rosenstein vitin e kaluar ka sugjeruar që duhet xhiruar fshehurazi Trumpin në mënyrë që të publikohet kaosi i cili po sundon në Shtëpi të Bardhë, dhe ka propozuar që anëtarët e kabinetit të presidentit të angazhohen për largimin e tij nga pozita, me rrugët kushtetuese.

Amendamenti 25 i Kushtetutës së SHBA parasheh që presidenti mund të shpallet “i paaftë për kryerje të autorizimeve de ta kryej detyrën e presidentit”, në bazë të deklarimit të zëvendëspresidentit dhe shumicës së anëtarëve të Kabinetit, transmeton Insajderi.com.

Rosenstein ka demantuar shkrimin e NYT, ndërsa Shtëpia e Bardhë ende nuk ka reaguar.

Mirëpo, Trump, në një miting të madh në Springfild në shtetin Misuri, e ka përmendur këtë ngjarje.

“Vetëm shikoni çfarë është zbuluar në Ministrinë tonë të Drejtësisë… Atje kemi njerëz të shkëlqyer… Por, keni edhe disa vërtetë të këqij. Keni parë se çfarë ndodhi me FBI-në (Byroja Federale e Hetimieve). Të gjithë janë përzënë”, ka thënë Trump dhe ka shtuar: “Në Ministrinë e Drejtësisë ndihet kundërmimi dhe këtë, gjithashtu do ta eliminojmë”.

Sipas shkrimit të New York Times, Rosenstein deklaratën kontestuese e ka dhënë në pranverë të 2017 para disa njerëzve, të cilët nuk janë emëruar.

Gazeta gjithashtu thirret në persona të cilët kanë njohuri për shënimet e zëvendësdrejtorit të FBI Andrew McCabe, në të cilat përmenden këto deklarata.

Rosenstein duke e demantuar tregimin e NYT ka pretenduar se shkrimi është “jopreciz dhe faktikisht jo i saktë”.

“Nuk kam më shumë komente për tregimin e bazuar në burime anonime të cilët janë qartazi kundër Ministrisë (së Drejtësisë) dhe po e shtyjnë ndonjë agjendë personale. Mirëpo, të jem e qartë: në bazë të marrëdhënieve të mija personale me presidentit, nuk ka bazë për thirrje në amendamentin 25 të Kushtetutës”, ka shkruar Rosenstein./Insajderi.com.