SPAR KOSOVA, pjesë e zinxhirit të njohur ndërkombëtar SPAR INTERNATIONAL ju fton të aplikoni për pozitën në vijim:

SPAR KOSOVA SHPALLË KONKURS PËR SHEF TË FINANCAVE / Chief Financial Officer (CFO)

SPAR KOSOVA SHPALLË KONKURS PËR SHEF TË FINANCAVE / Chief Financial Officer (CFO)

Shefi/ja i/e financave është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operimeve të kompanisë. Siguron udhëheqje dhe koordinim në qështje administrative, planifikim biznesi, qështje të kontabilitetit dhe buxhetit të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  • Organizon, drejton të githa funksionet e menaxhimit financiar në kompani;
  • Zhvillon dhe drejton zbatimin e planeve strategjike/operacionale të biznesit, projekteve, programeve

dhe sistemeve.

  • Është partner i rëndësishem biznesi për ekipin manaxherial të kompanisë, këshillon dhe kontribon në

lidershipin e përgjithshëm të kompanisë;

  • Buxheton, parashikon dhe ndihmon në mbikëqyrjen e investimeve aktuale dhe të ardhshme;
  • Identifikon dhe shqyrton mënyrat për të rritur të ardhurat dhe për të ulur kostot;
  • Udhëheq, menaxhon dhe përcjellë rregullisht humbjet dhe fitimin e SPAR Kosova;
  • Planifikon dhe siguron fondet për pagesa sipas planit të aprovuar të pagesave;
  • Përgatit pasqyrat financiare në fund të muajit, analizon kostot, shitjet, cash flow etj;
  • Mbikqyrë buxhetet e çdo shërbimi ose produkti dhe siguron që kostot aktuale janë përllogaritur me

korrektësi. Si rrjedhim menaxhon dhe kontrollon fitimin e projektit;

  • Ndihmon në zhvillimin dhe drejtimin e performancës së përgjithshme të biznesit dhe përmirësimin e

fitimeve;

  • Aprovon dhe koordinon ndryshime dhe përmirësime në sistemin e drejtimit financiar për kompaninë;
  • Përkrahë menaxherët e tjerë përmes analizave financiare dhe të informacionit manaxherial, raporteve

dhe rekomandimeve;

  • Menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e kompanisë dhe raportimin

financiar;

  • Siguron kontrollë të brendshme të efektshme në përputhshmëri me ligjet dhe rregullat shtetërore për

raportimin financiar dhe tatimor;

  • Identifikon dhe menaxhon rrisqet financiare;
  • Rekruton, mbikëqyrë dhe mentoron personelin e departamentit të financave;
  • Drejton strukturën organizative të departamentit;
  • Planifikon nevojat për trajnim të stafit;
  • Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Zhvillon dhe implementon procedura financiare, kontable, faturimi dhe auditimi;
  • Analizon marzhin operacional, kontrollin e kostos dhe shpenzimeve për të udhëzuar drejtuesit e

biznesit;

  • Përgatit pasqyra të konsoliduara;
  • Percjellë marrëdhëniet me furnitorët;
  • Mirëmbanë marrëdhëniet me auditorët e jashtëm dhe të brendshëm;

Kualifikimet dhe aftësitë:

– Edukimi: Diplomë Universitare në Financa/Kontabilitet;

– Përvojë pune: Minimumi 5 vjet experiencë në biznes dhe/ose

kontabilitet, i preferueshëm në fushën e retail-it;

– Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe paketës Office;

– Njohuri shumë të mira të pakove financiare (Navision e

dëshirueshme);

– Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit;

– Aftësi kontrolluese;

– Aftësi të larta analitike;

– Aftësi menaxhuese;

– Aftësi shumë të mira komunikimi;

– Aftësi në përgatitje raportesh;

– I vet motivuar në punë;

– I orientuar nga objektivat;

– Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera;

– Njohuri te mira të gjuhës angleze;

– Vetëmotivues, i aftë të drejtojë dhe të motivojë stafin;

Aplikimi: Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin në vegezen këtu (permes Google Chrome ose Mozilla Firefox) apo duke dërguar CV dhe Letër Motivimin në email adresën [email protected]. Më së largu deri më 28 Tetor 2018.