Birra Peja ka bërë investimin më të madh në rajon në qytetin e Gjakovës duke bërë bashkë liderët botëror, Huawei, Solea dhe Canadian Solar. Ky inves" />

Investimi në Gjakovë që bënë bashkë liderët botëror Huawei, Solea dhe Canadian Solar

Investimi në Gjakovë që bënë bashkë liderët botëror Huawei, Solea dhe Canadian Solar

Birra Peja ka bërë investimin më të madh në rajon në qytetin e Gjakovës duke bërë bashkë liderët botëror, Huawei, Solea dhe Canadian Solar.

Ky investim është një park ekologjik i energjisë së ripërtritshme i cili do të quhet “ECO PARK”.

Me këtë investim Birra Peja është kompania e parë që bënë një investim të tillë dhe është një  bashkëpunim me kompaninë gjermane Solea, ndërsa pajisjet e përdorura janë të prodhuesve të liderëve botëror në ketë fushë si Canadian Solar dhe Huawei, të njohur si kompanitë më inovative në fushën e energjisë solare.

Ky investim nuk do t’i dëmtojë tokat bujqësore dhe pyjet e drunjtë.

Informata shtesë:

Në vitin 2014 vendet e BE-së kanë rënë dakord për një objektiv të ri të energjisë së ripërtërishme prej së paku 27% të konsumit të përgjithshëm të energjisë deri në vitin 2030.

Më 30 nëntor 2016, si pjesë e paketës së energjisë së pastër për të gjithë evropianët, Komisioni publikoi një propozim për një Direktivë të rishikuar të energjisë së ripërtëritshme për ta bërë BE-në një lider global në energjinë e ripërtërishme dhe për të siguruar përmbushjen e objektivit për vitin 2030.

Më 14 qershor 2018, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Evropian arritën një marrëveshje politike e cila përfshin një objektiv të detyrueshëm të energjisë së ripërtërishme për vendet e BE-së që duhet të arrihet deri në vitin 2030, e që është 32% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë, me një klauzolë për një rishikim për rritje të mundshme deri në vitin 2023. /Insajderi.com