Sulm në afërsi të ambasadës ruse në Kabul

Sulm në afërsi të ambasadës ruse në Kabul

Në një sulm me bombë në afërsi të Ambasadës së Rusisë në Kabul kanë mbetur të vdekur së paku 4 persona, ndërkaq raportohet për 24 të tjerë të lënduar

Sulmi me bombë në afërsi të Ambasadës rusë në Afganistan gjegjësisht në Kabul, ka lënë të vdekur se paku 4 persona, ndërsa është raportuar se 24 të tjerë kanë mbetur të lënduar, transmeton Insajderi

Për 4 viktimat dhe për 24 persona të lënduar nga ky sulm kanë folur edhe autoritetet, ndërsa këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Afganistanit.

Sipas disa burimeve thuhet se caku kryesor i sulmit me bombë vetëvrasëse ka qenë mjeti transportues i Ushtrisë së Afganistanit, në të cilin besohet të kenë qenë disa pjesëtarë të ushtrisë, raportoj Al Jazeera, transmeton Insajderi.

Një tjetër dëshmitarë, i cili punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka thënë se sulmuesi me bombë vetëvrasëse ka hyrë me motoçikletë në veturën zyrtare.

Sulmi ka ndodhur në rrugën e shumë frekuentuar, e cila të qon në drejtim të Parlamentit në Afganistan.

Deri më tash raportohet se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Ky sulm ka ndodhur dy ditë pas fillimit të raundit të dytë të bisedimeve të cilat kanë për qëllim ringjalljen e bisedimeve për paqe me talebanët./Insajderi