Mirë se vini në ‘xhungël’ – shikoni fushën në të cilën luan ekipi kosovar

Mirë se vini në ‘xhungël’ – shikoni fushën në të cilën luan ekipi kosovar

Edhe pse futbolli kosovar tashmë është pranuar në UEFA dhe FIFA probleme me infrastrukturë vazhdojnë të jenë të mëdha, shkruan Insporti.com.

Klubet kosovare po përballen me probleme të mëdha sidomos ato të Ligës së Dytë të Kosovës.

Në një gjendje të mjerueshme të fushës, futbollistët e skuadrës së Ratkocit i zhvillojnë ndeshjet si vendas.

Lexues të Insportit.com. kanë dërguar fotografi të fushës në adresën tonë me ç’rast shihet gjendja e rënduar e ku mbizotëron ngjyra e kaftë e dheut e jo e verdha.

Ndryshe, Ratkoci nga rajoni i Prizrenit, ditë më parë u bë ‘hit’ në rrjetet sociale edhe për një tjetër fakt interesant.

Teksa klubi në rrjetin social Facebook paralajmëroi futbollistët për ndeshjen me Beharin, futbollisti Egzon Hoti, përmes një komenti njoftoi se nuk do të jetë prezent në ndeshje për shkak të marrjes së vizës. /Insporti.com