Australia po mendon që të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri australian, Scott Morrison. Ai tha se “Australia mbetet e angazhuar p" />

Australia do të njohë Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

Australia do të njohë Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

Australia po mendon që të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri australian, Scott Morrison. Ai tha se “Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez”. Morrison shtoi se do të konsultohet me kabinetin e tij dhe kombet e tjera përpara se të merrte ndonjë vendim.

Kundërshtarët politikë të Morrisonit thanë se kjo deklaratë ishte “mashtrim për vota” përpara zgjedhjeve.

Ambasada e SHBA u zhvendos nga Tel Avivi në Jeruzalem, në maj.