Coca Cola së shpejti më një shije të re

Coca Cola së shpejti më një shije të re

Përdoruesit e kafesë së shpejti mund ta shijojnë Coca Colën dhe kafenë me një shije të vetëm. Kompania e Coca Colës ka lansuar një shije më të re e cila  përbëhet nga  nga shija e kafesë me çokollatë dhe karamel.

Të dyja shije nuk përmbajnë sheqer dhe kanë  shijen kafesë me burim nga Brazili, poashtu  mund të servohet vetëm ne restorante, hotele, kafeteri. Ky ndryshim vjen një vit pasi Coca-Cola zbuloi modelin e saj të kufizuar Coffee Plus, i projektuar posaçërisht për tregun australian.

Risitë e fundit të shijes së Coca-Cola  do të janë të portokallit, mjedrës dhe xhenxhefilit aktualisht në dyqane, shkruan Daily Mail. Zëdhënësja  nga kjo kompani tha se versioni i Coca Colës për Krishtlindjeve me kanellë që u njoftua kohët e fundit në Britani të Madhe do të jetë i disponueshëm vetëm atje.